• Tirane - Shqiperi
  • +123 456 789
  • info.bird@umb.edu.al
  • Na ndiqni:

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM


BIRD, mbështet dhe asiston qeverisësit dhe vendimmarrësit në nivel kombëtar e vendor, zhvilluesit dhe hartuesit e programeve dhe shoqërinë në tërësi, me qëllim që vendimet dhe veprimet e sotme të tyre, të përcaktojnë një jetë të mirë për brezat e ardhshëm, për Shqipërinë dhe rajonin.

Modelet tradicionale të zhvillimit, po shkaktojnë konseguenca për mjedisin human dhe natyror. Në ndihmesë të këtij qëllimi, BIRD, gjeneron ide dhe realizon praktika pararojë në kushte konkrete të vendit dhe rajonit.

BIRD, bashkëpunon me aktorë të tregut për të zbatuar projekte të cilat tejkalojnë barrierat për përparimin e vendit dhe përballen me sfidat e shoqërisë bashkëkohore.

BIRD, synon që krahas zhvillimit ekonomik, të ruajë dhe përkujdeset për burimet natyrore. Për të arritur këtë qëllim BIRD, përdor eksperizën profesionale, studimet dhe kërkimin shkencor dhe partneritete lokale për të mundësuar zhvillimin e qëndrushëm si model.

BIRD kontribuon për edukimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e shoqërisë mbi zhvillimn e qëndrueshëm. Nëpërmjet punës studimore e kërkimore, BIRD i jep përgjigje pozitive pyetjes nëse Shqipëria mund të shndrrohet në vend model i zhvillimit të qëndrushëm. Një serë veprimtarish studimore e kërkimore janë kryer për këtë qëllim

  • Shperndaje: