Shërbime
Një nga objektivat kryesore të Institutit është të mundësojë formimin dhe trajnimin e studentëve në universitete shtetërorë dhe private nëpërmjet kurseve dhe moduleve të ofruara në fushat e veprimtarisë së qendrave kërkimore-shkencore. Gjithashtu synohet që studentët të azhornohen me kërkimet më të fundit të realizuara nga IKZHB. Gjithashtu Instituti do të ofrojë për studentët e të gjitha niveleve informacione për mundësitë që ofrohen për kualifikimin e tyre nga universitete dhe qendra të tjera kërkimore dhe shkencore brenda dhe jashtë vendit si dhe t’i mbështesë ata në procesin e aplikimit.

Përveç hulumtimit shkencor në fushat e përmendura më parë, IKZHB ofron edhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së tij. Duke u bazuar në praktikat më të mira dhe përvojat e mbledhura, Instituti planifikon të organizojë një seri konferencash shkencore dhe shkolla verore apo dimërore, si: pyjet dhe ndryshimet klimatike, transporti dhe zhvillimi i qëndrueshëm, turizmi ekologjik, konkurrenca dhe roli i shtetit, etj.

Një pjesë e mirë e aktiviteteve do t'i dedikohet shërbimeve për të tretët. Kjo do të përfshijë konsulenca për kompanitë, apo organizata kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat në të cilat Instituti ka ekspertizën e nevojshme.