Projekte Kërkimore
TITULLI I PROJEKTIT Përgatitja e Draft Dokumentit të Strategjisë Kombëtare të Biodiversitetit për Shqipërinë dhe Plani i Veprimit për periudhën 2012-2020
TEMATIKA Hartimi i Draft Dokumentit të Strategjisë Kombëtare të Biodiversitetit dhe Planit të Veprimit, si pjesë përbërëse e tij, për periudhën 2012-2020

Paraqitja e një raporti të detajuar mbi hartimin e objektivave kombëtare lidhur me shkallën e zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Biodiversitetit dhe Planit të Veprimit të vitit 2000.
DONATORI Ministria e Mjedisit
DATA 15.02.2014 - 15.09.2014
PËRSHKRIMI Projekti ka si qëllim hartimin e Draft Dokumentit të Strategjisë Kombëtare të Biodiversitetit për periudhën 2012-2020.

Realizimi i këtij projekti nënkupton: 
- Konsultime në nivel kombëtar për të siguruar integrim sektorial, përfshirë dhe ndryshimin e klimës. Konsultime në nivel rajonal dhe lokal për Strategjinë Kombëtare të Biodiversitetit dhe Planit të Veprimit
- Paraqitja e qasjeve, metodave dhe mjeteve të integrimit si Vlerësimi Strategjik Mjedisor për zhvillimin në tërësi, parimet e planifikimit hapësinor që do të merren në konsideratë, si dhe qasja drejt vlerësimit të ekosistemit realizuar për herë të parë në Shqipëri, në mënyrë që politikat e biodiversitetit të integrohen me sektorë të tjerë, që e influencojnë atë.
- Punë në terren për mbledhjen e të dhënave që mungojnë apo boshllëqeve të ndryshme. Këtu do të përfshihen të dhëna të përditësuara për gjendjen në vend dhe në veçanti për specie dhe habitate që janë në rrezik
- Analizë statistikore e të dhënave dhe analizë e mangësive përfshirë edhe identifikimin e prioriteteve të biodiversitetit për Shqipërinë në përputhje me objektivat 2020 të Konventës së Biodiversitetit si dhe objektivat e pas 2010 të BE-së Faza e parë e këtij projekti ka përfunduar. “Raporti Fillestar”, është dorëzuar dhe miratuar nga Ministria e Mjedisit në dt. 15.04.2014. Projekti është në vazhdim e sipër.

TITULLI I PROJEKTIT “European Academic Network for Open Innovation (OI).
TEMATIKA Projekti ku UMB është shpallur fitues dhe është një nga 52 partnerët. Projekti do të krijojë një rrjet të përbashkët të universiteteve, kërkimit shkencor, botës së biznesit dhe shoqërisë civele, të cilët do të bashkëpunojnë në “Open Innovation”( OI ).
DONATORI Programi Erasmus Mundus, Lifelong Learning Education 2013.
DATA 01.10.2013 - 30.09. 2016
PËRSHKRIMI Nëpërmjet projektit synohet të shpërndahen rezultatet e kërkimit shkencor, në një shkallë të gjerë në Europë dhe më gjerë.  Midis të tjerash projekti mundëson realizimin e modeleve të integruara të kurrikulave të arsimit të lartë. UMB është partneri i vetëm shqiptar në këtë projekt.

TITULLI I PROJEKTIT Shqipëria - Model i Zhvillimit të Qëndrueshëm
TEMATIKA Zhvillimi i qendrueshem
DONATORI CEI University Network
DATA 1.07.2010 - 09.08.2010
PËRSHKRIMI Fokusi do të jetë në çështjet që lidhen me udhëheqjen e zhvillimit te qëndrueshëm demokratik politik që gjeneron zhvillime të qëndrueshme politike dhe qeveritare për vendin dhe rajonin, si dhe politikave të zhvillimit të qëndrueshëm rajonale ndërkufitare dhe trans-rajonale për mbrojtjen e mjedisit që nxisin ndryshimet klimatike dhe reduktimin e ngrohjes globale. Si dhe një fokus të veçantë do të ketë në integrimin e turizmit të qëndrueshëm dhe burimeve të migracionit, diversitetit njerëzor, kulturore dhe trashëgimisë historike.Organizimi i konferencës ndërkombëtare me temë: “Shqipëria - model i zhvillimit të qëndrueshëm në Ballkan dhe më gjerë”

Zhvillimi i Shkollës së Verës me pjesëmarrjen e studentëve shqiptarë dhe të huaj me tematikë “Zhvillimin e Qendrueshëm”