Rëndesia e Kërkimit
Kërkimi është një nga aktivitetet kryesore të IKZHB. Qëllimi i procesit kërkimor në IKSHB është të prodhojë dije të reja të cilat marrin përgjithësisht format e mëposhtme, ndonëse nuk ka kufijë të qartë midis tyre:
  • kërkimi zbulues, i cili përcakton dhe strukturon çështje të reja për t’u studjuar;
  • kërkimi konstruktiv, i cili zhvillon zgjidhje për probleme të caktuara;
  • kerkimi empirik, i cili provon besueshmërine e zgjidhjeve, duke përdorur evidencat empirike.
Kërkimi realizohet në përputhje me kriteret dhe standartet e EQUIS , sipas kategorive të mëposhtme:
  • Kërkimi akademik - i cili ka si qëllim prodhimin dhe organizimin e dijes, zhvillimin e teorive të reja dhe promovimin dhe forcimin e kërkimit të bazuar në metodologji shkencore, në sherbim të mjedisit akademik;
  • Kërkimi i orientuar nga praktika - kërkimi që prodhon dije të reja dhe që kontribuon nga ana e tij në avancimin efektiv të praktikes së menaxhimit. Së bashku me praktikat në lidhje me çështje të ndryshme ligjore (si klinikat ligjore), kjo kategori do të mbështetet nga metodologji të bazuara në vezhgime të thella dhe së afërmi të situatave komplekse të biznesit, rasteve studimore, anketimeve ose racionalizimit të përvojës së akumuluar menaxheriale dhe konsultative.
  • Zhvillimi dhe inovacioni pedagogjik - instituti do të aplikojë metodologji inovative pedagogjike, mjete edukimi dhe materiale mesimore.