Fushat e Kërkimit
Një ndër objektivat kryesorë të Institutit është të realizojë, nëpërmjet stafit të brendshëm dhe atij të atashuar, kërkime cilësore në fushat e veprimtarisë që mbulohen prej tij, jo vetëm në bashkëpunim me departamentet dhe qendrat e Universitetit Marin Barleti, por edhe me institucione të tjera kërkimore-shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Vetë stafi akademik i Universitetit Marin Barleti kryen punë kërkimore-shkencore kryesisht si staf i afiliuar pranë qendrave të Institutit, si: punonjës kryesore kerkimor-shkencor, lektorë apo koordinatorë projektesh kërkimore.

Kërkimi zhvillohet në këto drejtime, në perputhje me nëndarjet e Institutit:
  • Ekonomi (Biznes, Menaxhim, Financë-kontabilitet, Matematikë e Aplikuar)
  • Edukim dhe formim i mëtejshëm profesional (Të mësuarit gjatë gjithë jetës; Administrim; Kurrikula)
  • Zhvillim i qëndrueshëm (Mjedis, Planifikim dhe zhvillim urban; Zhvillim rural; Zhvillim rajonal, etj.)
Drejtimet kryesore të veprimtarisë kërkimore do të përfshijnë fushat e mëposhtme:
  • tregu i brendshëm;
  • siguria e ushqimit dhe konsumatorit;
  • zhvillimi i qëndrueshëm;
  • sipërmarrjet;
  • mjedisi;
  • zhvillimi rural
Në të gjitha kategoritë tematike, veprimtaria kërkimore e shkencore do të synojë:
  • të trajtojë problemet kryesore që lidhen me interesat e drejtpërdrejta të të gjithe anëtarëve të shoqërisë;
  • përdorimin e perspektivave ndërkombëtare krahasuese në edukim, duke zhvilluar vlerat e drejtësisë sociale, shanseve të barabarta dhe të mirën e përbashkët;
  • të kontribojë në reformat e sektorit publik, në kuptimin e marrëdhenieve dhe lidhjeve midis teorisë dhe praktikës në arsimim, duke e vënë theksin në mënyrë të veçantë tek lidhja midis edukimit dhe çështjeve sociale;
  • të rrisë standartin e kërkimit duke:
        - kërkuar të promovojë standartet më të larta në cilësinë e kërkimit si edhe integritetin etik në punën kërkimore;
        - u përpjekur të drejtojë kërkimin në të gjitha fushat dhe kategoritë;
       - përcjellë debatet publike për edukimin nëpërmjet kontributit të pavarur të mbështetur në punën kërkimore duke mirëpritur dhe mbështetur partneritetin me agjensitë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim që të promovojë të mirat publike në edukim;