Struktura Organizative
Aktualisht, IKZHB, është i organizuar në gjashtë seksione:
  • Mjedisi dhe Burimet Natyrore me tre grupe pune:
    (1) Shëndeti mjedisor,
    (2) Ndryshimi i klimës dhe Burimet e Energjise se Rinovueshme,
    (3) Burimet Natyrore dhe Biodiversiteti;
  • Industrite, Energjia dhe Transporti me tre grupe pune:
    (1) Industrite dhe Teknologjite,
    (2) Energjia dhe Pasurite Natyrore
    (3) Mobiliteti, Transporti dhe punet publike;
  • Bujqesisia dhe Ushqimi me tre grupe pune:
    (1) Bujqesia dhe zhvillimi Rural,
    (2) Industria Agro-perpunuese dhe Agro-biznesi,
    (3) Konsumatori dhe Siguria ushqimore;
  • Zhvillimit i Qëndrueshëm dhe i Integruar, me kater grupe pune:
    (1) Qeverisja lokale dhe zhvillimi i qëndrueshëm,
    (2) Qyteti dhe planifikimi urban,
    (3) Gjeografia urbane dhe zhvillimi Rural,
    (4) Tregu i brendshëm,Konkurenca,Mbrojtja Konsumatorit;
  • Qendra e Edukimit, Kerkimit, Teknologjise dhe Inovacionit "CERTI" me tre grupe pune:
    (1) Arsimi, trainimet dhe arsimi professional teknik,
    (2) Teknologjite e Informacionit,
    (3) Hulumtimi dhe inovacioni;
  • Sipermarrje, Turizem, Artizanat, Inovacion and Culture "ETHIC" me pesë grupe pune:
    (1) Sipërmarrja, Zhvillimi i Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme, Industrite Kreative dhe Zgjerimi i Biznesit,
    (2) Turizmi dhe Industrite Mbeshtetese,
    (3) Artizanati,Desaini dhe Arkitektura,
    (4) Inovimi,ICT dhe Media Autovizive,
    (5) Kultura, Arsimi, Trajnimi, Rinia dhe mundësitë gjinore
Instituti mbështet me infrastrukturën e tij edhe punën kërkimore shkencore të departamenteve, qendrave apo institutive të tjera, me të cilat ka një koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Si pjese e struktures se BIRD jane edhe:

CERTI - Qendra për Edukim, Kërkim, Teknologji dhe Inovacionit ka për qëllim të koordinojë aspektet e kërkimit basik, te aplikuar, te zhvillimit dhe atij strategjike në një spektër të gjerë të fushave të afërta me fushat e punes se BIRD.

Projektet e drejtuara nga CERTI do të drejtohen nga Universiteti në përgjigje të prioriteteve të politikave lokale, kombëtare dhe rajonale në fushat e arsimit dhe trajnimit, shkencë dhe hulumtimit, shoqërise se informacionit, mirëqenies sociale dhe të drejtave, ndërmarrjeve e biznesit dhe të bashkëpunimit nderkombëtar.

Qëllimi i CERTI është që të ndjeki promovimin, vlerësimin dhe koordinimin e aktiviteteve kërkimore konceptuar si një e tërë dhe duke filluar nga kërkimi baze në ate të aplikuar.

ETHIC (Qendra per Sipermarrje, Turizem, Artizanat dhe Inovacioni) ka si qëllim të ofrimit të ideve novatore pioniere te mbështetjes teknike dhe strategjike, shërbimeve te këshillë-dhënies dhe informacionit për ndërmarrjet, veçanërisht ato që veprojnë ose nderveprojne me industritë krijuese.

Qëllimi i saj është te lehtësoje sipërmarrjen kreative dhe një mjedis të përshtatshëm që do të inkurajojë rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrësve të suksesshëm, bizneseve dhe organizatave në Shqipëri.

Misioni i saj është që të kontribuojë për ngritjen (strat-up) te bizneseve te reja, ndërtimit të kapaciteteve organizative dhe kerkimeve te aplikueshme së bashku me mbështetjen e zhvillimit të kompetencës profesionale dhe angazhimit më të madh në forcën e punës. Kjo do të realizohet duke ofruar shërbimet përkatëse dhe të besueshme, informacion dhe këshilla për individët dhe ndërmarrjet në të gjitha aspektet e biznesit qe do te cojnë në rritje te konkurrencës, dhe nivele te larta të suksesit dhe qëndrueshmërisë.
  • Fushat kryesore te veprimtarise se ETHIC do te perfshijne:
    (1) Sipërmarrja, Zhvillimi i Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme, Industrite Kreative dhe Zgjerimi i Biznesit,
    (2) Turizmi dhe Industrite Mbeshtetese,
    (3) Artizanati, Desaini dhe Arkitektura,
    (4) Inovimi, ICT, dhe Media Audiovizive,
    (5) Kultura, Arsimi, Trainimi, Rinia dhe Barazia Gjinore