Objektivat
Qëllimi i Institutit të Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti (BIRD) është të nxisë dhe zhvillojë kryerjen me cilësi të punës kërkimore shkencore në UMB, duke ofruar për studentët dhe profesoratin të gjithë infrastrukturën e nevojshme me teknologji dhe mjedise bashkëkohore, si edhe të realizojë kërkime cilesore në fushat e veprimtarisë që mbulohen prej tij, jo vetëm në bashkepunim me departamentet dhe qendrat e universitetit, por edhe me institucione të tjera kërkimore shkencore, brenda e jashtë vendit.

Instituti synon që të ofrojë për studentët dhe stafin akademik, si dhe për të gjitha palët e interesuara informacionet më të fundit në lidhje me zhvillimet në fushat e veprimtarisë që mbulohen nga qendrat kërkimore-shkencore dhe njësitë e tjera të Institutit, si edhe të sjellë më afër komunitetin e biznesit me botën akademike, të ofrojë konsulencë dhe shërbime të drejtpërdrejta për komunitetin e biznesit, veçanërisht ato që lidhen me zhvillimin e SME-ve, teknologjisë së informacionit, kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin, ekonomisë së bazuar në dijen.