Të Lista e EventevePrint
Universiteti "Marin Barleti", partner në rrjetin më të madh europian akademik të Oppen Innovation

Universiteti Marin Barleti, u prezantua në rrjetin më të madh Europian të universiteteve dhe institucioneve studimore e kërkimore,  të cilat kanë mision nxitjen, mbështetjen, përhapjen dhe aplikimin e innovacionit në  shoqëri dhe natyrë.  

Në Finlandë, në Universitetin Lappeeranta, u zhvillua takimi i parë i punës i këtij rrjeti, në kuadër të projektit “European Academic Network for Open Innovation “ i  programit Erasmus Mundus, Lifelong  Learning Education 2013.

Gjatë takimit të  52 partnerëve të rrjetit, Dr. Reis Mulita, Koordinator i projektit për UMB,  prezantoi veprimtarinë  e deritanishme,   strategjinë, objektivat dhe programet studimore e kërkimore në përgjithësi dhe për inovacionin në veçanti  të UMB-së.  Po kështu, z. Mulita njohu partnerët me  strukturat akademike , institutet dhe qendrat kërkimore , nëpërmjet  të cilave UMB do të realizojë edukimin dhe kërkimin gjatë projektit “Open Innovation”, në nivel kombëtar dhe rajonal.  

Në takimin e parë prezantues, pjesëmarrësit e projektit u ndanë në 4 grupe pune, të cilët do të  përqendrojnë punën  në tematikat e lidhura me: Identifikimin e nevojave të industrisë; OI Education në Evropë;  Shkëmbimi i metodologjisë dhe praktikave më të mira për OI; Zhvillimi dhe krahasimi i edukimit dhe kurrikulave për OI; Konsolidimi i rrjetit të kurikulave të përbashkëta për OI-education and Training në Evropë.  Universiteti Marin Barleti, së bashku më një grup partnerësh me nivele dhe standarde të ndryshme të veprimtarisë akademike e kërkimore,  do të përqendrojë  kontributin në  konsolidimin  e rrjetit të kurikulave të përbashkëta për OI-education and training në Europë, në bazë të një programi të detajuar dhe konkret pune.

Pjesëmarrja në këtë rrjet vlerësohet si një mundësi bashkëpunimi për krijimin e  partneriteteve  të tjera në nivele dhe fusha të ndryshme, të cilat do të konsiderohen gjatë vazhdimësisë tre vjeçare të projektit.