• Tirane - Shqiperi
  • +123 456 789
  • info.bird@umb.edu.al
  • Na ndiqni:

MJEDISI DHE BURIMET NATYRORE


Ndërkohë që bota lufton me rritjen e panderprere të popullsisë dhe një klimë të paparashikueshme dhe të ndryshueshme, presionet mbi burimet e pakta natyrore janë në rritje. Kërkesa për ujë për përdorim shtëpiak, industrial dhe bujqësorë po rritet, ndërsa funksionimi dhe cilësia e pellgjeve ujëmbledhës dhe tokës së ujitur po përkeqësohet.

Një shëtitje e thjeshtë në çdo plazh, kudo, dhe spektakli i mbeturinave plastike është i pranishëm. Në të gjithë botën statistikat janë gjithnjë në rritje, tronditëse. Tonelata mbeturinash plastike hidhen çdo vit, kudo, ne toka te lira, lumenj, brigje apo plazhe. Tërheqja jonë e madhe ndaj plastikës, së bashku me një prirje të pamohueshme të sjelljes, gjithnjë e më tepër konsumuese është bërë një kombinim vdekjeprurës per natyrës. Në vend të kësaj, ne në BIRD, bëmë Art duke përdorur plastiken (Vendos lidhjen me projektin Art, plastikë dhe riciklim)
Humbjet e biodiversitetit, shpyllëzimi, mbiprodhimi, kripezimi dhe erozioni i tokës po rriten gjithashtu. Si rezultat, burimet e çmuara natyrore po zvogëlohen me shpejtësi, duke rezultuar në impaktet shkatërruese ndaj njerëzve, të cilët mbështeten në burime të tilla për të gjeneruar shumicën e të ardhurave dhe të mjeteve të jetesës. Puna kerkimore e BIRD mbi çështje të tilla si menaxhimi i tokës, politika e ujit, degradimi i tokës dhe shpërndarja e burimeve ujore nxit uljen e varfërisë. (Lidhje me projektin Strategjia Kombëtare e Biodiversitetit dhe Fotot / Përgatitja e Draft Dokumentit të Strategjisë Kombëtare të Biodiversitetit për Shqipërinë dhe Plani i Veprimit për periudhën 2012-2020)

  • Shperndaje: