Themeluesi
Instituti u themelua nga Shoqëria "Marin Barleti" sh.a.

Instituti e filloi veprimtarinë e tij me tre seksione: ai i studimeve evropiane, i studimeve ekonomike integruese dhe seksioni për studime shqiptare. Ndonëse me një historik të shkurtër, instituti ka punuar, si për fuqizimin e kapaciteteve të tij, ashtu edhe për mbështetjen e Universitetit "Marin Barleti" në organizimin e veprimtarive shkencore.

Instituti e filloi veprimtarinë e tij me dy punonjës kërkimorë-shkencorë ndërsa tani, në stafin e tij ka 3 Doktorë shkencash të promovuar në universitete me emër në perëndim, dy punonjës me titullin master shkencor dhe një rrjet shumë të kualifkuar bashkëpunëtorësh.