• Tirane - Shqiperi
  • +123 456 789
  • info.bird@umb.edu.al
  • Na ndiqni:

EFIÇIENCA ENERGJITIKE DHE TRANSPORTI


Kursimi i energjisë është kursimi i parave

Përdorimi efikas i energjisë, ndonjëherë i quajtur thjesht eficiencë energjitike, synon të zvogëlojë sasinë e energjisë që kërkohet për të ofruar produkte dhe shërbime. Duke përdorur energjinë në mënyrë më efikase, mund të ulim faturat e energjisë, zvogëlojme mbështetjen në furnizuesit e jashtëm të naftës dhe gazit dhe të ndihmojmë në mbrojtjen e mjedisit.

Efiçienca e energjisë duhet të rritet në të gjitha fazat e zinxhirit energjetik, nga momenti i prodhimit deri në konsumin final. Në të njëjtën kohë, përfitimet nga eficienca energjetike duhet të jenë më të mëdha se kostot, p.sh. ato që rezultojnë nga kryerja e rinovimeve. Prandaj edhe ne të BIRD jemi përqendruar në sektorët ku potenciali për kursime është më i madh, siç janë ndërtesat.

Motivet për të përmirësuar eficiencen energjetike jane të shumtë. Reduktimi i përdorimit të energjisë zvogëlon kostot e energjisë dhe mund të rezultojë në një kursim të kostos financiare për konsumatorët nëse kursimet e energjisë kompensojnë çdo kosto shtesë të zbatimit të një teknologjie efikase në energji. Zvogëlimi i përdorimit të energjisë shihet gjithashtu si një zgjidhje për problemin e reduktimit të emisioneve të gazrave serrë.

Efiçienca e energjisë dhe energjia e rinovueshme janë shtyllat binjake të politikës së qëndrueshmerisë energjetike dhe qëndrojnë shumë lart në hierarkinë e prioriteteve të qëndrueshmerisë energjetike.

Në fushen e transportit, BIRD mbështet qeveritë dhe autoritetet me strategji dhe kornizat ligjore dhe institucionale për zbatimin e këtyre sistemeve të reja. Pasi që zgjidhjet e qëndrueshme duhet të kenë kuptim ekonomik, BIRD u jep investitorëve besim me këshilla transaksioni, vlerësimit të dhe kërkesave dhe parashikimi i të ardhurave.

Në BIRD, ne jemi në gjendje t'u sigurojmë klientëve tanë një kombinim unik të të një sërë shërbimesh, një qasje tërësore të biznesit, njohuri globale dhe eksperiencë së bashku me një prani lokale.

  • Shperndaje: