• Tirane - Shqiperi
  • +123 456 789
  • info.bird@umb.edu.al
  • Na ndiqni:

BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI I ZINXHIRIT TË VLERËS


Zhvillimi rural është një term i gjerë që përfshin shumë nga aktivitetet tona. Ketu përfshihen aktivitete të tilla si pylltaria, agrobiznesi dhe zhvillimi i zinxhirit të vlerës. Ne ofrojmë trajnime dhe inpute, dhe lidhim fermerët me të tjerët në zinxhirin e vlerës, siç janë furnizuesit e inputeve, blerësit, kredi-dhenësit etj. Ndonjëherë kjo përfshin mbështetje për grupet e marketingut; në raste të tjera ne punojmë me individë dhe punonjes te ekstensionit.

BIRD gjithmonë synon të punojë brenda kornizës së përfshirjes gjinore dhe sociale, duke siguruar qasje të barabartë në burime dhe trajnime, në mënyrë që të mbështesë qëndrueshmërinë. Është e rëndësishme që kur një produkt të bëhet komercialisht i suksesshëm, gratë nuk ndihen te përjashtuara.

Si një mjet për zhvillim të qëndrueshëm, ne jemi të specializuar në proceset zhvillimore pjesëmarrëse, si në nivelet bazë ashtu edhe në nivelet vendimmarrëse. Qasjet me pjesëmarrje inkurajojnë përfshirjen e përfituesve të projektit në të gjitha proceset e zhvillimit të programeve, rritjen e pronësisë dhe fuqizimin e përfituesve të projektit.

Qasja jonë bazohet në menaxhimin e integruar të burimeve, integrimin e zhvillimit të qëndrueshëm, integrimin e dimensioneve sociale dhe kulturore, ndërtimin e partneriteteve efektive, matjen e progresit dhe të mobilizimit të burimeve njerëzore dhe financiare në mënyrë efikase.

Ne mbështesim ngritjen e kapaciteteve të ministrive dhe aktorëve publikë e privatë në nivel kombëtar, apo rajonal si dhe mbështetjen e organizmave qeveritare dhe sektorit privat në krijimin e mjediseve për investime ne zonat rurale dhe partneritetin publik-private.

  • Shperndaje: