Aktivitete dhe Inisiativa
  1. Shkolla si Qendër Komunitare
    Disa aktivitete janë zhvilluar në kuadër të projektit, Shkolla si Qendër Komunitare. Një nga komponentët më të rëndësishëm të projektit është edhe pregatitja e Moduleve të trajnimit bazuar në nevojat dhe prioritetet e shkollave në zonat e projektit:
    Cfarë vijon janë modulet të pregatitura nga Dr. Robert Gjedia
    1. Plani Afatmesëm i Shkollës
    2. Projektet Kurrikulare dhe Sipërmarrja
    3. Nxënia Aktive
    4. Pjesmarrja dhe Qeverisja
    Materialet janë përdorur për të rritur kapacitetet e institucioneve arsimore dhe vendosjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet shkollës komunitetit dhe aktorëve lokal
  2. Qytetarët e Rinj Evropianë
    datat 22 - 24 maj u zhvillua takimi i radhës, në kuadër të projektit të BE-së “Qytetarët e rinj evropianë” si bashkëpunim i organizatave rinore universitare në shtete të ndryshme evropiane. Të rinj nga Gjermania, Anglia, Spanja, Italia, Lituania, Rumania, Greqia dhe Universiteti “Marin Barleti” morën pjesë në aktivitet. Çështja kryesore rreth së cilës u zhvillua diskutimi ishte Euroskepticizmi. Të pranishëm në aktivitet ishin: Zëvendës Ambasadori i Republikës së Italisë, Z. Marcello Cavalcaselle, Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, znj. Devi van de weerd, Ambasadorja e Spanjës, znj. Silvia Josefina Martin Cort├ęs, Përfaqësuesja e UNHCR, Shqipëri, Dr. Edlira Baka, Rektori i Universitetit “Marin Barleti” Prof. Dr. Marenglen Spiro dhe Dr. Odeta Barbullushi, Zëvëndës Ministre e Punëve të Jashtme.
  3. QENDRA E INOVACIONIT- INNOVATION HUB
    Në kuadër të projektit: Qendra e Inovacionit - Innovation HUB, projekt i financuar nga Programi Italo-Shqiptar I Konvertimit te Borxhit për Zhvillim (IADSA),fituar nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike , me partner Institutin për Kërkim dhe Zhvillim Barleti(BIRD) dhe Partners Albania, zhvillohet prane Universitetit Barleti aktiviteti: Prezantimi ne Komunitet i “Business Innovation Fellows” 13 Maj 2016.
    Qëndra e Inovacionit do te shërbejë si katalizator për të gjithë startup-et ku teknologjitë e të cilave burojnë nga njerëz inovativ në Shqiperi. Kjo Qendër do të ofrojë hapësira open-space për të rinjtë, me qëllim krijimin e mjediseve inovative, nxitjen e ideve të biznesit në fushën TIK, duke u siguruar veçanërisht të rinjve trajnim, financim dhe ndjekje të aktivitetit sipërmarrës.
  4. Të Drejtat e Njeriut në këndvështrimin e të rinjve
    “ Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti” SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës, organizuan aktivitetin, “ Të Drejtat e Njeriut në këndvështrimin e të rinjve”, dt. 9.12.2015, ora 10 në ambjentet e këtij universiteti.
    Të pranishëm ne aktivitetet ishin: Zv Ambasadori i Mbretërisë së Hollandës, Z. Jurgen van Meirvenne, Znj Aida Lahi, Senior Education Officer, pranë kësaj Ambasade, profesorë të SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, përfaqesues të “Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti” dhe studentë të Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe Shkencave Politike.
    Fokusi kryesor i diskutimit u perqendrua në : bashkëpunimin ndermjet aktorëve për një impakt më të madh në aspektin e zbatimit të të Drejtave te Njeriut, Inisiativat e organizatave ndërkombëtare në këtë fushë , sistemi gjygjësor në Shqipëri, politikat dhe strategjitë qeveritare për zbatimin e të drejtave të njeriut, si edhe inisiativat konkrete të Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës në kuadrin e promovimit të të Drejtave të Njeriut
  5. Përdoni të drejtat tuaja!
    Instituti BIRD dhe SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” (UMB) në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHTES) me  datë 02 Dhjetor 2014 , ora 12:00  paradite në ambjentet e Universitetit Marin Barleti Kampusi 1, zhvilluan aktivitetin me temë:“Përdoni të drejtat tuaja!”.
    Ky takim kishte për qëllim informimin e studenteve mbi legjislacionin e mbrojtjes së konsumatorëve dhe të drejtat kryesore të konsumatorëve, nëpërmjet një prezantimi dhe një bashkëbisedimi direkt me ta, duke mundësuar kështu edhe shkëmbimin e eksperiencave për raste të ndryshme.
  6. Zhvillohet në UMB "Dita e Hapur Informative"
    Më datë 15 Tetor 2014, në ambientet e SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti (BIRD) në bashkëpunim me Agjencinë e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), organizuan Ditën Informative mbi Programet Evropiane të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, që financojnë dhe mbështesin kërkimin shkencor,.

    Programet që u prezantuan ishin: Horizon 2020, Qendrat Kërkimore të Përbashkëta (JRC), Rrjeti Euraxess, Karta Evropiane për Kërkuesit dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesit.
    U be prezantimi i OI-net The European Academic Network.
  7. Prezantimi i Draft - Strategjisë Kombëtare për Biodiversitetin
    Në datë 23 Shtator 2014, në Ministrinë e Mjedisit, u prezantua draft - Dokumenti i Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Biodiversitetin për periudhën 2014-2020.
  8. Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse. Dt.17.01.2013
    Znj. Mirela Arqimandrit drejtore ekzektuive e Shoqates “Aleanca Gjinore për Zhvillim në një leksion të hapur me barletasit me temë: "Fuqizimi i gruas sipërmarrëse në kontekstin Shqiptar".
  9. Thirrje për pjesëmarrje në konkursin e paraqitjes së Planit të Biznesit më të mirë. Dt.30.01.2013.
    BIRD në bashkpunim me Departamintin e Biznesit, Menaxhimit dhe Turizmit,organizoi një konkurs  për idenë më novatore të biznes planit më të mirë.
  10. Leksion i hapur: Çertifikat AHLEI në UMB dhe Turizmi si profesion.Dt.01.02.2013.
    Në ambjentet e kamp.1, BIRD organizoi leksion të hapur me studentë dhe pedagogë për t’u informuar mbi risinë më tëfundit në UMB, Çertifikatat e profesionistëve nëTurizëm të miratuara nga AHLEI.
  11. Rëndësia e teknologjisë në ecurinë e një bisnesi. Dt.28.02.2013.
    BIRD në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në UMB dhe Microsoft Albania zhvilluan takimin me temë: “Rëndësia e Teknologjisë në ecurinë e një biznesi”
    Të ftuar në këtë takim ishin z. Arsen Kurti- Menaxher i Përgjithshëm Microsoft Albania, z. Arben Murtaj – Strateg i Llogarisë Teknologjike Micrososft Albania.
  12. “Direktiva kuadër e Parlamentit Evropian (2000/60/EC ) për ujërat dhe sfidat e Shqipërisë në kuadër të Integrimit Europian“ Dt. 09.05.2013
    I ftuar ishte Dr. Michael Flanagan, ekspert ndërkombëtar në fushën e ujërave.
  13. Prezantimin e “Programeve të Çertifikuara për Turizmin në Shqipëri” të Institutit Arsimor Amerikan për Hotelerine, (AHLEI). Dt. 3 dhjetor 2013
    BIRD në bashkëpunim me Agjensinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ( USAID ) Projekti Rritje Albania në ambjentet e UMB-së organizuan një takim për prazantimin e Programeve të Çertifikuara nga AHLEI për Turizmin në Shqipëri.
    Të ftuar nderi në këtë event ishin: Znj. Eglantina Gjermeni - Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Z. Erion Veliaj – Minister i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë  dhe Z. Jim Barnhart, Drejtor i Misionit të USAID-it në Shqipëri.